“Pasi e vranë i shkuan në varrim”, Qyno rrëfen përgjimin e frikshëm: Ekzekutuan shokun e tyre

Shqipëria

“Pasi e vranë i shkuan në varrim”, Qyno rrëfen përgjimin e frikshëm: Ekzekutuan shokun e tyre

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 23:04
Gazetari Elton Qyno

Gazetari Elton Qyno ka rrëfyer ndërsa ishte i ftuar në emisionin Top Story një prej përgjimeve më të frikshme.

“Të paktën aq sa kam lexuar se ne nuk jemi në të gjitha dosjet. Edhe për shkak të sekretit hetimor, biseda më e rëndë është kur u vra Gjin Goriçi, palët, pasi përgatiten dhe realizojnë krimin i shkojnë edhe në varrim të nesërmen. Interesohen bëjnë rolin e Kasandrës sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë që vetë ishin protagonistët kryesorë. Ndërkohë shkonin në polici dhe interesoheshin me persona të posaçëm që ishin A-ja e atij hetimi, duke nisur nga drejtori dhe nëndrejtori i policisë së Shkodrës, duke folur dhe munduar që t’ja kalonin topin palës tjetër.

Ishte një bisedë shumë e poshtër, shumë cinike se në fund të fundit ata kishin vrarë shokun e vet, nuk kishin vrarë një personazh kundërshtar apo individ që u kishte sjellë probleme.

Ata kishin vrarë Gjin Boriçin, të cilin e kishin përdorur në një vrasje në Shkodër dhe në fund të fundit ai kishte punuar për ta. Unë e njoh atë prokuror, mbase na ndjek Xhefahir Lita në ambientet e burgut ku ndodhet, por që kam ngelur i befasuar”, tha Qyno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat