U rrëzua teksa vizitonte kalanë e Rozafës, ndërron jetë turisti slloven

Shqipëria

U rrëzua teksa vizitonte kalanë e Rozafës, ndërron jetë turisti slloven

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.

65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat