Ndërhyrje emergjente në zemër jashtë vendit, 20-vjeçares dosja i ‘fle’ në sirtaret e Ministrisë së Shëndetësisë

Shqipëria

Ndërhyrje emergjente në zemër jashtë vendit, 20-vjeçares dosja i ‘fle’ në sirtaret e Ministrisë së Shëndetësisë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrje në zemër që duhet të kryejë në mënyrë emergjente, por që dosja e saj prej muajsh mbahet nëpër sirtaret e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërhyrja e saj bëhet vetëm jashtë Shqipërisë, pasi në spitalet tona nuk kryhet, ndërsa në privat herë mungon mjeku e herë pajisja. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë nuk kryen njoftimet që e interesuara duhet të paraqitet pranë ministrisë të interesohet shpesh herë dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës.

20 vjeçarja Ornela Palaj iu drejtua Fiksit pasi ajo dhe familja e saj nuk po gjenin dot zgjidhje. “Duhet të bëj një ndërhyrje që quhet ABLACION me djegie me rreze X për të djegur vrimën që më është krijuar. E kam të lindur por e kam marrë vesh me shumë vonesë”, thotë ajo. Asaj shpesh herë i rriteshin rahjet e zemrës në shkollë, punë, rrugë kudo që të ndodhej dhe bëhej keq. “Kam qenë në punë kur unë kuptova se çfarë kam. Prej 2-3 orësh më qëndronin rrahjet 200 – 220 dhe përfundova në urgjencë të QSUT-së”, tregon 20-vjeçarja. Në urgjencë i ishte dhënë ndihma e parë dhe aty ishte njohur nga mjeku se nga se vuante. Pas 7 orësh në urgjencë mjeku i rekomandon një klinikë private pasi në shtet ndërhyrja që Ornela kishte nëvojë nuk bëhej, ose jashtë vendit. Por mundësitë për familjen nuk ishin që të dërgonin vajzën jashtë shtetit për kurim. Edhe pse ishin munduar me klinikën private zgjidhje nuk kishin gjetur.  Operacioni kushton diku tek 5000-6000 euro, para të cilat familja nuk i disponon. Por për të qenë të sigurt me diagnozën 20 vjeçarja tregon se ka kryer edhe një diagnostikim në Itali ku i kanë konfirmuar të njëjtën gjë, por që kishte nevojë urgjente që të kryhej ndërhyrja. “Pyeta dhe aty sa shkonte e më thanë tek 9 mijë, 10 mijë euro“, shprehet ajo.

Fiksi drejtohet në Drejtorinë e QSUT-ës për të marrë një informacion. Në takim me drejtoreshën zonjën Albana Fico, e cila u vu në dijeni nga ana e Fiksit për situatën e vajzës ajo u tregua e dhe thotë që për rastin do merret personalisht jo vetëm si drejtoreshë por si mjeke.

Në një përgjigje të Drejtorisë së QSUT-së u shpjegua se Ablacioni në zemër nuk kryhet në QSUT, ai është i indikuar vetëm në disa aritmi të cilat ri-përsëriten. Për ata pacientë, që kanë nevojë të domosdoshme për këtë proçedurë ata shtrohen dhe dalin në komsion ndërspitalor.

Dhe kështu ndodhi vajza u shtrua në pavionin e kardiologjisë pranë QSUT- së ku pas 5 ditëve që u kryen të gjitha kontrollet dhe proçedurat rasti i vajzës mori fletë drejtimi për komision ndërspitalor. Komisioni u mblodh dhe vendosi rekomandim në ministri që vajza të operohet jashtë me shpenzimet e shtetit. Ky komision u zhvillua në fund të muajit qershor, por që nga ajo ditë 20 vjeçarja nuk mori asnjë njoftim nga ministria.

Kaluan tre muaj pritje dhe kështu Fiksi bashkë me vajzën u interesuan pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Tek Informacioni pranë ministrisë informohen se kërkesa nga QSUT ka shkuar, por fluksi i madh me mbi 300 të interesuar është motivi që nuk janë lajmëruar nga ky institucion. Madje punonjësja e informacionit në ministri u pohon se duhet të interesohen vetë pacientët për të marr konfirmimin dhe të fillojnë plotësimin e dosjes me dokumentacionin përkatës. Pasi dorëzohet dokumentacioni pacienti konkretisht 20 vjeçarja duhet të presë nga dy javë deri në tre muaj nesë një spital turk mund ta marri përsipër si rast.

Pra edhe pse ndërhyrja e 20-vjeçares ishte emergjente duhet të kalojnë edhe 3 muaj të tjerë për një përgjigje nesë do të kryhet apo jo ndërhyrja e saj në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat