Sekuestrohen 1 milion euro të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Sekuestrohen 1 milion euro të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari në Elbasan

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milion euro në Elbasan, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Aseti”, si rezultat i të cilit është ekzekutuar vendimi i datës 24 shtator, i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik, i cili është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2;

-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik;

-2 automjete dhe 1 motomjet.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat