E akuzoi për aleancën e Kullave, Bardhi replikë Bashës: Numëro katet e kullave të tua

Shqipëria

E akuzoi për aleancën e Kullave, Bardhi replikë Bashës: Numëro katet e kullave të tua

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 10:31
Gazment Bardhi

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debat mes dy “miqsh”,  kreut të grupit parlamentar të PD-së dhe kryetarit të PD zyrtare, Lulzim Basha.

Ishte Basha ai që në fjalën e tij, akuzoi Bardhin për aleancën e Kullave, ndërsa kreu i grupit parlementar iu përgjigj duke i thënë të numërojë katet e kullave të tij dhe të familjarëve të tij në zonat më të shtrenjta të Tiranës.

“Të jem i sinqertë u emocionova shumë nga kjo aleanca e kullave. Në fakt parafolësi është i vetmi që muajin e fundit ka marrë ja dy kate ne një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu koleg për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, nëmëro njëher katet e kullave të tua, në kullën më trë shtrenjtë të Tiranës.

Sa i takon grupit parlamentar të PD, ja ku janë deputetët e grupit parlamentar të PD, ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie dhe nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar të PD që ti kryeson, e di pse? Sepse je ti dhe 3 të tjerë që të vijnë nga pas. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar të PD, je thjeshte i rikthyer gjoja për të bërë opozitë, për atë e bën vetëm me kolegët e tu, se me këta mbrapa nuk ta mban” tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat