Bardhi kryetar i grupit parlamentar/ Basha-Nikollës: Po merrni zvarrë përfaqësimin PD-së

Shqipëria

Bardhi kryetar i grupit parlamentar/ Basha-Nikollës: Po merrni zvarrë përfaqësimin PD-së

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 10:32
Kuvendi i Shqipërisë

Lulzim Basha i është rikthyer sot fjalës në Foltoren e Kuvendit. Njohja e Gazment Bardhit si kryetar të grupit parlamentar, ka irrituar Bashën, i cili akuzoi kryeparlamentare Nikolla, se merreni merrni zvarrë përfaqësimin  PD-së.

“U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëparshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Ju thatë se do bënit publik vendimin tuaj, ju s’bëtë publik asnjë vendim dhe merrni zvarrë përfaqësimin  PD-së duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës tuaj, dhe jo sipas Kushtetutës.

Fshiheni pas një akti administrativ siç është rregullorja e Kuvendit, por nuk ju të drejtë që ta vononi 1 muaj. Flini për vendime të grupit parlamentar të PD, nuk ka vendime të PD-së, janë veprime të njëanshme, dihet pse i bëni sepse e doni opozitën siç doni ju.

Doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, jepni fund kësaj maskarade, është detyra juaj të shpreheni. Nëse keni vendosur në kuliasat tuaja të errëta e të non grata ki guxim dhe dil e thuaj shqiptarëve që je pjesë e aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat