Çani publikon mesazhin: 1 izraelit dhe 1 amerikan po ndihmojnë Bashën

Shqipëria

Çani publikon mesazhin: 1 izraelit dhe 1 amerikan po ndihmojnë Bashën

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 22:37
Gazetari Arian Çani

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” se është një izraelit dhe një amerikan, kompani inteligjence që po ndihmon Lulzim Bashën.

Ai publikoi një mesazh të një personi që i konfirmonte këtë informacion, të cilin ai vetë e kishte prej kohësh.

“Çani, thotë, të jesh i bindur që Basha nuk po vepron me kokën e vet dhe nuk është fare në histeri. Basha ka dy të huaj që konsultohet për çdo veprim që po bën këto javët e fundit.

Njëri është izraelit, tjetri amerikan, janë pjesë e një kompanie private inteligjence, më thonë, që po e ndihmojnë në çdo hap që po hedh Basha. Është i koordinuar totalisht me ndërkombëtarët, e ke burim 100%, më vjen mesazhi nga një person shumë serioz, nuk po tallem,” – u shpreh Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat