Salianji: Basha po keqpërdoret, PS kërkon të përcaktojë se kush është opozita

Shqipëria

Salianji: Basha po keqpërdoret, PS kërkon të përcaktojë se kush është opozita

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 00:13
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji theksoi në studion e emisionit “Real Story” me gazetarin Sokol Balla se Lulzim Basha po keqpërdoret nga PS, pasi sipas tij, kjo e fundit, kërkon të përcaktojë se kush është opozita. Në debatin me analistin Skënder Minxhozi, ai thekson se kjo i shton më shumë pikë opozitës.

“Po bëhet një pazar për të përcaktuar PS se kush është opozita. PS ka vetëm një rrugë, po përdor një njeri që keqpërdoret deri në fund, Basha, po përdor një njeri si ai se ky është opozita dhe ju të tjetër nuk jeni gjë. Kjo kam përshtypjen se më shumë pikë i jep opozitës se sa i heq. Nuk ka për të ndodhur asnjë gjë.

Dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare mund të bëheshin disa ndryshime të domosdoshme në kodin zgjedhor. Nuk është çështja e kodit ajo që të bën fitues. Le ta mbajnë nën sqetull, do të vetëdiskretitohen më shumë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë…Ose thuaj tjetrën, unë e njoh Lulzim Bashën kryetar grupi dhe vazhdo me të.

Ti kryetar njeh Gazment Bardhin dhe ai ftohet si kryetar grupi tek të gjitha. Në këtë moment që njihet kryetari grupi pranon propozimin për ndryshim dhe kur të hiqesh si kryetar grupi, ndryshoje prapë. PS nuk i vlen kjo sepse prej këtij është në pushtet. Ka vetëm një arsye se si do të humbë Rama. Vetëm po mori këtë. U shkatërrua dhe PS. Kam një pyetje retorike.

A keni ju si rojtarë të interesit publik, a duhet që ju të bëjmë presionin që institucionet të zbatojnë ligjin, kushtetutën dhe mbi bazën e saj të bëhet loja politike apo sipas qejfit të shkelim ligjin?”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat