GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun socialist

Shqipëria

GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun socialist

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 10:18
Fran Tuci është ish-kryebashkiaku i radhës socialist

Fran Tuci është ish-kryebashkiaku i radhës socialist, i cili dënohet nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Trupa gjykuese ka dënuar Tucin me 1 vit burg për veprën penale shpërdorim të detyrës.

Me masë më lehtesuse të detyrim paraqitje gjykata vendosi për ish-kryetarin e komunës Iballë, Ndoc Marku dhe për Durim Margjekajn.

Fran Tuci akuzohet se ka lejuar hapjen e një rruge prej 1.8 kilometrash dhe me 5 metra gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat.

Po ashtu është shtuar se dëmi i përllogaritur shkon në 234 milionë lekë.

Këtu përfshihet shpyllëzimi i zonës pyjore dhe dëmtimi i terrenit, duke i lënë të drejtën subjektit privat që të realizojë punimet pa shlyer detyrimet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish-titullari i Bashkisë Fushë-Arrëz, në bashkëpunim më ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, shtetasin Ndoc Marku, me veprime dhe mosveprimet e tyre kanë shkelur ligjin edhe për faktin se projekti nuk ka qenë i miratuar autoritetet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat