Sulmi terrorist në Hamas, deputeti i PD thirrje qeverisë shqiptare: Ofroni mbështetje ndaj vendit tonë mik!

Shqipëria

Sulmi terrorist në Hamas, deputeti i PD thirrje qeverisë shqiptare: Ofroni mbështetje ndaj vendit tonë mik!

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:40
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas sulmit terrorist në Hamas të Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shehu shkruan se solidarizohet me Izraelin, ndërsa i bënë thirrje qeverisë që të shprehin mbështetjen e plotë për atë vend mik, nën agresion.

Reagimi i plotë:

Solidaritet me Izraelin, nen sulmet terroriste!

Befasisht Izraeli po ballafaqohet me nje sulm masiv terrorist te Hamas.

Mijra raketa jane leshuar kunder zonave civile te ketij vendi.

Terroriste te armarosur kane infiltruar ne territorin e tij dhe po godasin popullesine ku mundin.

Kryeministri i Izraelit deklaron: jemi ne lufte!

Dhe Shqiperia, Qeveria jone, Ministria e jashteme duhet menjehere te shprehin mbeshtetjen e plote per ate vend mik, nen agresion.

Shpresoj qe ngjarjet te mos evoluojne ne skenarin me te keq.

Dhe pikerisht per kete per te presuar ndalimin e terrorit, duhet qe te gjithe te solidarizohen me Izraelin, qofte dhe moralisht.

Vendi i yne duhet ta beje menjehere kete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat