Rama dënon sulmin kundër Izraelit

Shqipëria

Rama dënon sulmin kundër Izraelit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Hamasit kundër Izraelit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se mendimet e tij janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, tha Rama.

22 persona kanë humbur jetën ndërsa 545 janë plagosur sipas të dhënave nga autoritetet izraelite. Me dhjetëra anëtarë të grupit të Hamasit kanë hyrë në jug të Izraelit të armatosur. Sulmi nisi me hedhjen e mijëra raketave nga Gaza në Izrael.

Modammed Deif tha se grupi palestinez vendosi të thotë që “mjaft është mjaft”. Ndërkohë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij është në luftë dhe se armiku do ta paguajë shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat