Sulmi terrorist në Hamas, reagon Ilir Meta: PL dënon aktin barabar dhe shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit

Shqipëria

Sulmi terrorist në Hamas, reagon Ilir Meta: PL dënon aktin barabar dhe shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:07
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas sulmit terrorist në Izrael, ku shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shprehet se dënon më ashpërsi sulmin barbar terrorist dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm në Izrael. Më tej ai shprehet se Partia e Lirisë shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit.

“Dënoj me ashpërsi sulmin barbar terrorist dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.

Në emër të Partisë së Lirisë shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit.

Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Izraelit të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të plagosurve!”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat