Sulmi me raketa në Izrael/ Presidenti Begaj: Qëndrojmë përkrah popullit izraelit! Shqipëria e vendosur kundër terrorizmit

Shqipëria

Sulmi me raketa në Izrael/ Presidenti Begaj: Qëndrojmë përkrah popullit izraelit! Shqipëria e vendosur kundër terrorizmit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:47
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi sot, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ndaj sulmit terrorist ndaj Izraelit.

Në reagimin e tij, Presidenti Begaj shprehet se “ Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit.

“Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre.

Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.”, shkruan Begaj në platformën “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat