“Tafani ishte në hetim për vrasje”, prokurori i Elbasanit tregon si ra në gjurmë të të kërkuarit për grabitje

Shqipëria

“Tafani ishte në hetim për vrasje”, prokurori i Elbasanit tregon si ra në gjurmë të të kërkuarit për grabitje

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 15:21
Artan Tafani

Artan Tafani, 39-vjeçari që u arrestua mbrëmjen e 23 shtatorit, pranoi të bashkëpunojë dhe u kthye në të penduar. Ai tregoi vrasje e tentativa vrasjesh. Të gjitha të organizuara nga Laert Haxhiu, i cili që prej muajit maj ndodhet i arrestuar në Greqi.

Tafani u rrëfye para prokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi, që në fakt e kishte person në hetim për një vrasje të ndodhur dy vite më parë. Vrasjen e ish-anëtarit të Bandës së Lushnjës, Alban Semaku, në tetor të vitit 2021.

Dëshmia e Artan Tafanit zbuloi edhe planet konkrete për të vrasë përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliun, që kërkoi burgim të përjetshëm për dy miqtë e Laert Haxhiut, ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi dhe avokatin Adriatik Guri.

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi tregon se si është proceduar në rastet e kërcënimeve të prokurorëve dhe mbrojtjen e tyre që sipas tij është bërë për shkak të detyrës, jo për probleme personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat