Një mobileri në afërsi të Urës së Gjolës në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët këtë të shtunë. Zjarri ka rënë në ambientet e magazinës së mobilerisë rreth orës 14:30.
Sipas informacioneve paraprake, shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që flakët të neutralizohen.
Ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 07.10.2023, rreth orës 14:30, në Fushë Krujë, në afëri së Urës së Gjolës, në magazinën e mobilerisë së shtetasit E. H., dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.