“Drejtësia po vepron dhe ‘çerdhet’ e krimit janë shqetësuar”- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve: Kërcënimet për gjyqtarët e prokurorët, serioze!

Shqipëria

“Drejtësia po vepron dhe ‘çerdhet’ e krimit janë shqetësuar”- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve: Kërcënimet për gjyqtarët e prokurorët, serioze!

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 18:06
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka shprehet e shqetësuar për kërcënimet në adresë të gjyqtarëve e prokurorëve.

Bushka thotë se Komisioni do duhet të veprojë në mënyrë që këto fenomene të luftohen.

Sipas saj, këto kërcënime duhet të merren në konsideratë, pasi tregojnë se ““çerdhet e krimit” janë të shqetësuara se drejtësia po vepron.”

“Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve janë shumë shqetësuese. Do duhet që ne si Komision Ligjesh të veprojmë në mënyrë që këto fenomene të parandalohen dhe të luftohen. Këto janë kërcënime serioze që duhen marrë në konsideratë, pasi na tregojnë se çerdhet e krimit janë shqetësuar dhe drejtësia po vepron. Kjo po ashtu tregon se janë rritur dhe rastet e zbuluara. Janë tregues që na bëjnë të kuptojmë se drejtësia ekziston. Ne kemi një raport institucional me sistemin e drejtësisë. Sa herë kryejmë takime institucionale, kemi dhe takime zyrtare para përgatitjeve të buxheteve. Kuvendi dhe Komisioni i Ligjeve ka qenë në mbështetje të prokurorëve dhe gjyqtarëve për sigurinë e tyre. Ne si komision do duhet të japim mbështetje për zbatimin e ligjit. Kemi vënë rekomandime për zbatimin e mbrojtjes dhe sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Bushka për News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat