Kërcënimet e prokurorëve, Gjokutaj: Jo vetëm rritje rrogash, por dhe paketë sigurie

Shqipëria

Kërcënimet e prokurorëve, Gjokutaj: Jo vetëm rritje rrogash, por dhe paketë sigurie

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 20:52
Genc Gjokutaj

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishin kërcënimet e fundit që u janë prokurorëve në Shqipëri, nga banda e Laert Haxhiut.

I ftuar në panel, avokati Genc Gjokutaj, tha se qeveria krahas rrritjes së rrogave për gjyqtarët e Kushtetueses, duhet të krijonte dhe një paketë për sigurinë e personave që punojnë në sistemin e drejtësisë.

Gjokutaj shtoi se situata është alarmante pasi krimi është sofistikuar shumë kohët e fundit.

“E para duhet të mësojmë sa reale është ky kërcënim. Unë e njoh zonjën Musabelli dhe është një prokurore me integritet. Një prokurore me integritet është vështirë t’i trysnosh dhe më tepër ta kërcënosh. Këtu ka nevojë për një hetim. Duhej bërë një paketë jo vetëm për rritjen e pagave por dhe për pjesën e sigurisë”, tha Gjokautaj.

Gjithashtu ai shtoi se duhen bërë hetime të thelluara në lidhje me deklarimet e të penduarve të drejtësisë, pasi ata mund t’i ngarkojnë vepra të tjera penale personave të caktuar, për llogari të grupeve kriminale rivale.

“Desha të them diçka, ka dekonspirim nga prokurori te prokurori. Bëhen publike akte në media. Këto grupet kriminale duhen verifikuar pasi bashkëpunëtorët e drejtësisë janë njerëz që riskojnë dënime të ashpra. Dhe në rast se ata zbardhin tre episode mund të shtojnë dhe dy të tjera për llogari të grupeve që kanë rivale. Ndaj verifikimi duhet të jetë shumë i hollësishëm”, tha Gjokutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat