Basha në Dimal: Qytetarët në situatë të rënduar ekonomike; ne do ta zhbejmë këtë model të dështuar qeverisës

Shqipëria

Basha në Dimal: Qytetarët në situatë të rënduar ekonomike; ne do ta zhbejmë këtë model të dështuar qeverisës

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 20:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Lulzim Basha ishte kete te shtune ne bashkine Dimal ku takoi qytetare dhe sipermarres te ndryshem.

Mes te tjerash kryetari i PD beri edhe nje vizitë në një familje në fshatin Arrëz.

Basha shkruan se situata e renduar ekonomike, eshte e kombinuar edhe me infrastrukturen e rrenuar publike dhe me sherbimet pa nivel , sikurse eshte mungesa e ujit te pijjshem.

Pasdite u ndala në familjen e Shaban Tafës, në Arrëz të bashkisë Dimal.

Situata ekonomike është e vështirë dhe banorët e zonës e kanë gjithnjë e më të pamundur të përballojnë jetesën në këto kushte, me çmime përherë e më të rritura.Mungesa e vëmendjes së qeverisë nuk ka goditur vetëm ekonominë familjare, por edhe infrastrukturën, e cila rëndon në zhvillimin e një jete normale, e bërë edhe më e rënduar nga problematikat e shumta me ujin, paçka se kjo zonë kufizohet nga tre lumenj. Dëgjova me vëmendje këto probleme por edhe propozimet e tyre për ta ndryshuar këtë situatë.

Basha premtoi se PD do te jete prane qytetareve.

Ne jemi pranë tyre dhe do të bëjmë gjithçka për të zhbërë këtë model të dështuar qeverisës. Një ndryshim që do të vijë përmes fuqizimit të qytetarëve dhe forcimit të llogaridhënies së pushtetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat