Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Pas sulmit në Gaza qëndron Irani!

Shqipëria

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Pas sulmit në Gaza qëndron Irani!

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:02
Galit Peleg

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka akuzuar Iranin se qëndron prapa sulmeve të grupeve terroriste në rajon, si Hamasi në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban.

Peleg thekson se terroristët nuk bëjnë dallim mes ushtarëve dhe civilëve, por qëllimi i tyre është të vrasin sa më shumë izraelitë. Sipas diplometes izraelite në Tiranë, Izraeli e sheh udhëheqësin e Hamasit përgjegjës dhe do të përdorë çdo mjet për t’i bërë ata të paguajnë me dhimbje ngjarjet e sotme.

“Aktualisht, Izraeli vazhdon të jetë nën sulm me raketa nga Gaza. Herët në mëngjes, Hamasi nisi një sulm vdekjeprurës ndaj Izraelit. Terroristët nuk bëjnë dallim mes ushtarëve dhe civilëve.

Përsëri, udhëheqja e Hamasit dëshmon se ata nuk kujdesen për jetët e civilëve në Gaza, por qëllimi i tyre kryesor është të vrasin sa më shumë izraelitë. Ata hynë në shtëpi dhe tentuan të depërtojnë në strehimoret ku fshiheshin familjet. Në disa raste, ata dogjën shtëpinë, kështu që familja do të dilte dhe më pas do t’i mbyllte.

Që nga mëngjesi i sotëm kemi qindra të vrarë, mijëra të plagosur dhe një numër të panjohur të ushtarëve dhe civilëve të rrëmbyer në Gaza. Izraeli e sheh udhëheqësin e Hamasit përgjegjës dhe do të përdorë çdo mjet për t’i bërë ata të paguajnë me dhimbje.

Në të njëjtën kohë, Izraeli do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur qytetarët e tij. Nuk kemi asnjë dyshim se Irani qëndron prapa grupeve terroriste në rajonin tonë, si Hamas në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban.

Ne presim që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë pa kushte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ne gjithashtu presim që ata të veshin aleancën jo të shenjtë të Iranit, Sirisë dhe Libanit për të shmangur hapjen e një fronti tjetër me Izraelin”- tha ambasadorja Galit Peleg.

Autoritetet izraelite pretendojnë se 2,500 raketa të Hamasit goditën Tel Avivin, Ashkelon, Yavne dhe Kfar Aviv mëngjesin e sotëm duke vrarë, rreth 200 persona dhe plagosur 1,610 të tjerë. Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza nuk dha detaje të zonës se ku kanë ndodhur vdekjet dhe nëse vdekjet përfshinin militantë të Hamasit apo civilë në Gaza.

Ndërkaq, komandanti ushtarak i grupit Mohammad Deif deklaroi se ata kishin lëshuar 5,000 raketa. Në referencë të zhvillimeve të tensionuara, gjeneralmajor Ghassan Alian, tha se Hamasi kishte “hapur dyert e ferrit” me sulmin e tij të befasishëm.

Dua të them një gjë, Hamasi ka hapur portat e ferrit në Rripin e Gazës. Hamasi e mori vendimin dhe Hamasi do të mbajë përgjegjësinë dhe do të paguajë për veprat e tij”. Retorika luftarake e Alian u bëri jehonë komenteve të mëparshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se vendi do të “kthejë zjarrin në përmasat që armiku nuk e ka njohur”. Sipas Netanyahut, “armiku do të paguajë një çmim të paparë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat