Rumano për prokurorët: Nga frika, kanë marrë vendime pro krimit

Shqipëria

Rumano për prokurorët: Nga frika, kanë marrë vendime pro krimit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:30
Avokati Gentian Rumano

Avokati Gentian Rumano ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku diskurtua tema e kërcënimit të prokurorëve.

Rumano tha se deklarimet e bëra nga i penduari i drejtësisë Marjus Tafani, se banda kriminale e Laert Haxhiut po organizonte vrasjen e dy prokurorëve dhe një avokati, janë tregues se situata është shumë e rrezikshme.

Ai shtoi se në historinë e Shqipërisë ka pasur raste kur prokurorët për shkak të kërcënimeve dhe mungesës së mbrojtjes kanë dhënë vendime në favour të grupeve kriminale.

Megjithatë Rumano nënvizoi se deklarimet e të penduarit të drejtësisë duhet të verifikohen dhe të mbështeten me prova të tjera, pasi ka pasur raste që ata gënjejnë.

“Do tregohesha naiv po të thosha që prokurorët gjatë këtyre viteve nuk janë kërcëënuar asbnjëherë. Ndoshta janë raste që nuk janë bërë publike. Ndoshta kanë qenë raste që për shkak të pasigurisë që kanë patur dhe këtu jo vetëm prokurorët, por edhe gjyqtarët dhe avokatët, për shkak të pasigurisë nga mbrojtja kanë qenë të detyruar ta pranojnë kërcënimin dhe të dalin me rezultate të parapëlyera nga grupet kriminale. Sot kjo situatë është e rrezikshme pasi bëhet publike.

Të kërcënosh një prokuror por dhe të organizohesh të realizosh një ngjarje ndaj një prokurori të SPAK është situatë tepër e rrezikshme. Por ajo që thotë bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të verifikohet dhe të dalë në përputhshmëri me hetimet e kryera. Pasi ekziston rreziku që ata të gënjejnë”, tha Rumano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat