Ministrja e Shëndetësisë vizitë te Spitali i Traumës: Vijojmë investimin

Shqipëria

Ministrja e Shëndetësisë vizitë te Spitali i Traumës: Vijojmë investimin

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 22:37
Foto nga vizita

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe stafin mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës.

Përmes një postimi në facebook ministrja shkruan se investimet e bëra kanë zgjeruar gamën e shërbimeve, duke filluar nga sallat e reja me aparatura të teknologjisë së lartë, për kryerjen e ndërhyrjeve me metoda të avancuara.

“Me drejtuesit dhe stafin mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës, të cilët ofrojnë shërbime të specializuara për qytetarë nga e gjithë Shqipëria, diskutuam për vijimin e investimeve si dhe fuqizimin e kapaciteteve.

Investimi më i fundit i qeverisë në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme ka rritur ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor, shërbimin për sëmundjet interne si dhe kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës”, shkruan ministrja në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat