Kërkuan që të mos zvarriten hetimet, Prokuroria e Fierit reagon për protestën e punonjëseve të fanoserisë

Shqipëria

Kërkuan që të mos zvarriten hetimet, Prokuroria e Fierit reagon për protestën e punonjëseve të fanoserisë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Prokuroria e Fierit ka reaguar për protestën e grave të një fasonerie në këtë qytet një ditë më parë përpara godinës së institucionit, të cilat kërkonin që të merret sa më parë në shqyrtim kallëzimi që kanë bërë për pronarët e kompanisë për mosmarrjen e pagave për dy muaj.

Njoftimi i Prokurorisë Fier:

Sqarim nga Prokuroria Fier mbi hetimet për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit O.A. shpk

Nisur nga interesi i lartë dhe ndjeshmëria e çështjes dhe për të sqaruar opinionin publik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier bën me dije se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga një grup punonjësish të subjektit “O.A” SH.P.K., me administrator z. E.T, të cilët pretendojnë për shkelje ligjore të kryera nga kjo shoqëri lidhur me mosdhënien e pagave dhe mbylljen e aktivitetit.

Në funksion të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Çështja penale është ende në hetim dhe po vijon puna me kryerjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e së vërtetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat