Një 56 vjeçar në Belsh ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i 56 vjeçarit vjen pasi policia kishte siguruar informacion se ky person mbante armë zjarri.
Policia kreu kontrolle në banesën e tij në fshatin Lokalitet, ku gjetën armën e zjarrit.
56 vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.