Izraeli në luftë! Ministria e Jashtme këshillon shqiptarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, si mund të kontaktojnë qytetarët për t’u larguar nga vendi

Shqipëria

Izraeli në luftë! Ministria e Jashtme këshillon shqiptarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, si mund të kontaktojnë qytetarët për t’u larguar nga vendi

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:03
Izrael

Nisur nga situata në Izrael, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje. Në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë lutem publikimim sa më parë të informacionit si më poshtë:

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim: Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app:
+972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]

Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat