Dhunë, plagosje dhe tapë në timon, 5 të arrestuar në Tiranë

Shqipëria

Dhunë, plagosje dhe tapë në timon, 5 të arrestuar në Tiranë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale. Një 27 vjeçar nga Tirana u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Një 34 vjeçar, banues në Tiranë, u arrestua për dhunë ndaj nënës së tij. Policia Rrugore në Krujë arrestoi një 41 vjeçar nga Prishtina pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në fshatin Luz.

Në pranga ra edhe një 40 vjeçar nga Tirana pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër që mori dëme materiale.

Gjithashtu në pranga ra edhe një 19 vjeçari pasi në u përplas me një makinë në Unazën Lindore Farkë-TEG. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi 30 vjeçar i makinës tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat