Jupi: Si mund të quhesh deputet i PD dhe të ulesh me Berishën?

Shqipëria

Jupi: Si mund të quhesh deputet i PD dhe të ulesh me Berishën?

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 12:25
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi 

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk mund të quhesh deputet i PD-së dhe të ulesh me Berishën.

Ajo sqaroi se mbi gjithçka duhen zgjedhur vlerat dhe interesat e PD-së, e në asnjë mënyrë interesat personale.

“Unë nuk e kuptoj se si një deputet thotë jam deputet i Partisë Demokratike por në fakt punon për interesa të një partie tjetër. Që prej 6 marsit, po e lëmë 6 marsin, por në zgjedhjet e 14 majit dhe gjithë prologun e zgjedhjeve të 14 majit në kuptuam se një numër i caktuar deputetësh megjithëse aderojnë dhe ish-funksionarë të Partisë Demokratike, që kishin përgjegjësi të punonin për Partinë Demokratike për të rritur valencën elektorale të Partisë Demokratike, në fakt çfarë bënë?

Punuan indirekt, me qëndrimet e tyre dhe me mënyrën se si u morën vendimet për zgjedhjet e 14 majit, punuan për të forcuar dhe për të çuar votën në një forcë tjetër politike. Thënë këtë mua do më duhet ta artikuloj fort që në Partinë Demokratike ashtu si në çdo organizatë tjetër politike që qëllim ka rritjen dhe fuqizimin e saj, çdo aksion politik individual që shkon kundra interesave të Partisë Demokratike, do të duhet të mbahet një qëndrim i caktuar,” – u shpreh Jupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat