Proces Berlini, bilanci i 9 viteve/ Çfarë prodhoi iniciativa e Merkel për të mos braktisur Ballkanin

Shqipëria

Proces Berlini, bilanci i 9 viteve/ Çfarë prodhoi iniciativa e Merkel për të mos braktisur Ballkanin

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 13:01
Foto nga takimi

Ministrat e jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishin këtë të premte në Tiranë për të përgatitur takimin e madh të liderëve që do të mbahet po këtu më 16 tetor.
Është hera e parë që Procesi i Berlinit do të zhvillojë një samit në rajon, dhe jo brenda kufijve të unionit.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Ai u prezantua në 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në kohën kur Bashkimi Evropian po përballej me sfida të shumta dhe zgjerimi i tij ishte pezulluar, Procesi i Berlinit filloi për të ruajtur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur reformat në vazhdim dhe për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet vendet të rajonit.

Në 9 vjet fokusi ka qenë në ekonomi, shkëmbim më të mirë tregtar brenda vendeve të rajonit dhe mes rajonit e BE-së, si dhe arsimi i të rinjve të Ballkanit në BE. Arritje kryesore të Procesit të Berlinit janë: krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor, Krijimi i Korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis BP dhe vendeve të BE-së.

Marrëveshja Roaming në rajon, sipas të cilës, qytetarët nga të 6-ta vendet nga 1 korriku 2021 nuk duhet të blejnë paketa roaming kur udhëtojnë në rajon. Një marrëveshje tjetër që hyri në fuqi ditën e parë të këtij muaji, uli ndjeshëm tarifat celulare për udhëtarët mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Në fushën e shkëmbimit tregtar, të marrërave dhe njerëzve janë aktive tre marrëveshjet e mobilitetit, që përbëjnë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Arritje kryesore të Procesit të Berlinit:

Krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO),
Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF)
Korridoret e gjelbra brenda rajonit dhe midis BP dhe vendeve të BE-së,
Marrëveshja Roaming në rajon ( filloi me 1 korrik 2021)
Ulje e tarifave roaming midis BP dhe BE-së (filloi më 1tetor 2023)
Tre marrëveshjet e mobilitetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat