Ashensori pëson defekt dhe bie, i merr jetën 58-vjeçarit në Tiranë

Shqipëria

Ashensori pëson defekt dhe bie, i merr jetën 58-vjeçarit në Tiranë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat