Basha në shtëpinë e ish-policit në Fier: Kërcënimi i prokurorëve, kambanë alarmi për shtetin

Shqipëria

Basha në shtëpinë e ish-policit në Fier: Kërcënimi i prokurorëve, kambanë alarmi për shtetin

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kërcënimi i prokurorëve, përfshirë dhe ata në sallën e gjyqit, është një kambanë alarmi për shtetin i cili duhet të veprojë pa humbur kohë”.

Kështu deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bisede me ish-efektivin e policisë, Hetem Shkrela, të cilin e vizitoi në shtëpinë e tij në Fier.

Basha gjatë kësaj bisede ngriti shqetësimin për situatën e kriminalitetit në vend.

“Kënaqësi të vizitoj familjen e Hetem Shkrelës. Biseduam për situatën në vend. Si ish-punonjës i policisë, Hetemi sheh me shqetësim të madh situatën e kriminalitetit dhe inkriminimin e policisë.

Kërcënimi i prokurorëve, përfshirë dhe ata në sallën e gjyqit, është një kambanë alarmi për shtetin i cili duhet të veprojë pa humbur kohë për të mbrojtur jetën, por dhe për të mos lejuar të ndikojnë në punën e tyre përmes kërcënimeve dhe shantazheve”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat