Paralajmërimi i ekspertit Kulla: Ditët e ardhshme do ndodhë një masakër në Gaza

Shqipëria

Paralajmërimi i ekspertit Kulla: Ditët e ardhshme do ndodhë një masakër në Gaza

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:07
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ishte këtë të premte i ftuar këtë të diel në Euronews Albania ku tha se ditët e ardhshme pritet të ndodh një masakër në Gaza.

Ai tha se lufta që po nis në Izrael pritet të jetë një luftë e gjatë, pasi sipas tij, në krah të Palestinës do të bashkohen edhe vendet arabe, pasi do të ngjallen lëvizjet pro-islamiste.

“Përgatitemi për ditë më të vështira, për një luftë më të gjerë. Do të jetë një masakër. Edhe kjo që ka ndodhur deri më tani është një masakër e madhe, por është vetëm nxemja e asaj që ka ndodhur deri më tani.

Palestinezët janë arab dhe çdo lëvizje brenda territoreve do të ngjallë lëvizjet pro islamiste. Partitë arabë një nga fajet më të mëdha që i vinin ISIS-it apo lëvizjeve si ISIS-i ishte se po i bënin shërbimin e Izraelit se po e hiqnin vëmendjen nga lufta me Izraelin dhe po e kthenin brenda llojit. Tani jemi në një ndryshim epokal, do të mbahet mend gjatë data 7 tetor e 2023”,-tha Ilir Kulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat