Motoçikleta del jashtë rrugës pranë Fierit, plagoset rëndë drejtuesi

Shqipëria

Motoçikleta del jashtë rrugës pranë Fierit, plagoset rëndë drejtuesi

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë qytetit të Fierit, më konkretisht në Strum të Roskovecit.

Pasi një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se ai ka dalë jashtë rruge pasi drejtonte një motoçikletë, dhe për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë.

Raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur autoritetet përkatëse dhe ambulanca për të transportuar të plagosurin drejt spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat