Rama: Shqipëria qendron në krah të Izraelit, dënojmë sulmin terrorist

Shqipëria

Rama: Shqipëria qendron në krah të Izraelit, dënojmë sulmin terrorist

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 22:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e forcave palestineze të Hamas mbi Izraelin, çka solli qindra të vdekur, por dhe nisjen e luftimeve mes dy vendeve.

Përmes një psotimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria qendron në krah të Izraelit dhe se dënon sulmin terrorist që shkaktoi qindra të vdekur, dhe rrëmbimin e disa personave.

Postimi i Ramës:

Shqipëria qëndron me IZRAELIN

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit terrorist atrofik dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët

Kujtojmë që një ditë më parë forcat e Hamas goditën Izraelin duke shkaktuar më shumë se 700 vitima deri tani në radhët e izraelitëve, si dhe mbi 400 të vdekur në radhët e palestinezëve pas raketave të Izraelist si shenjë hakmarrjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat