Aktivisti: Rrezikohet foka në Jug, në Karaburun, problem ndërtimet

Shqipëria

Aktivisti: Rrezikohet foka në Jug, në Karaburun, problem ndërtimet

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 08:54
Aktivisti Bledi Hoxha

Aktivisti Bledi Hoxha, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, theksoi se foka është një lloj shumë i rrezikuar në brigjet e Shqipëris.

Ai theksoi se shkak është bërë infrastruktura dhe ndërtimet e shumta që po bëhen në bregdete.

Sipas tij, foka ka në Karabarun dhe në pjesën jugore të vendit.

“Foka është një lloj shumë i rrezikuar në brigjet tona të Shqipërisë. Jeton në Mesdhe dhe kërcënimi kryesor është degradimi i habitatit, ndërtimi i resorteve, kryesisht infrastrukturës gri. Ajo është në Karaburn, në pjesën jugore të Shqipërisë. Momentalisht nuk kemi foto nga kamerat kurth”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat