Vendet vakante, Emona Muçi, Gentiana Muçaj dhe Markelian Koca zgjidhen anëtarë të KLGJ-së

Shqipëria

Vendet vakante, Emona Muçi, Gentiana Muçaj dhe Markelian Koca zgjidhen anëtarë të KLGJ-së

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 14:51
Pamje nga gara

Gjyqtarja Emona Muçi është fituese e garës për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor për pesë vitet e ardhshme nga radhët e Gjykatës së Apelit.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë të trupës së gjyqtarëve për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga radhët e Gjykatave të Apelit Emona Muçi rezultoi fituese me 133 vota, kundrejt 92 votave të marra nga Irida Kaçerja. Nga KLGJ, nga radhët e Gjykatave të Apelit i mbaron mandati Dritan Hallunajt.

Sa i takon garës për vendin vakant të anëtarit të KLGJ-së nga radhët e gjykatave të Shkallës së parë fituese është Gentiana Muçaj me 114 vota kundrejt 112 votave të Alma Kodraliut.

Po kështu Markeljan Koça nga Shkalla e Parë Administrative është shpallur fitues.

KLGJ ka në total 240 gjyqtarë, teksa kanë nënshkruar sot praninë në mbledhje 236 gjyqtarë, të cilët morën pjesë në votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat