Sherri për pronën mes dy familjeve në Vaun e Dejës/ Kërcënuan me armë dy vëllezër, pranga 53-vjeçarit, në kërkim i biri

Shqipëria

Sherri për pronën mes dy familjeve në Vaun e Dejës/ Kërcënuan me armë dy vëllezër, pranga 53-vjeçarit, në kërkim i biri

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Parandalohet një konflikt për motive pronësie, mes 4 shtetasve, pjesëtarë të 2 familjeve. Ngjarja ndodhi në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Arrestohet një 53-vjeçar dhe shpallet në kërkim djali i tij, të cilët dyshohet se kanosën me armë zjarri, 2 vëllezër. Vihet në pranga shtetasi Kujtim Gegaj dhe shpallet në kërkim shtetasi Altin Gegaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Pas njoftimit se 4 shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Barbullush, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre specialistëve, janë bërë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit K. G., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullush.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 53-vjeçari dhe djali i tij, shtetasi A. G., 27 vjeç, i cili u shpall në kërkim nga Policia, për shkak të një konflikti për motive pronësie, kanë kanosur me armë zjarri, shtetasit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bushat.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat