“Kosova, tokë e askujt!”/ Deputeti i PD ‘shpërthen’ në Komisionin e Sigurisë: Rama të vijë të japë shpjegime!

Shqipëria

“Kosova, tokë e askujt!”/ Deputeti i PD ‘shpërthen’ në Komisionin e Sigurisë: Rama të vijë të japë shpjegime!

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xaferraj ka kërkuar që kryeministri Rama të sqarohet për qytetarët lidhur me deklaratat e fundit sa i takon Veriut të Kosovës, përfshirjes së KFOR-it dhe konferencës ndërkombëtare.

Xhaferraj, i cilësoi si të papranueshme deklaratat e kryeministrit, ndërsa tha që është në interesin e vetë atij që të paraqitet në Komision dhe të japë sqarime.

Duke përmendur konferencat ndërkombëtare që janë mbajtur në rajon për të zgjidhur konfliktet historike, Xhaferraj kërkon sërish të dijë se çfarë ka dashur të thotë Rama me kërkesën e tij për një Konferencë Ndërkombëtare për çështjen Kosovë-Serbi.

“Kemi pasur disa deklarime të kryeministrit të Shqipërisë që kanë implikime për Kosovën, Shqipërinë por edhe për BE-në.

Kryeministri ka folur në të përditshmen serioze ‘Financial Times’, që Kosova është tokë e askujt. Ka pasur një reagim nga vetë gazeta që fjala ka qenë për veriun e Kosovës, por edhe veriu i Kosovës, është shumë e papranueshëm të etiketohet si tokë e askujt.

Ka patur një prononcim të tij për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Deklarime këto që janë implikimet për Kosovën, Shqipërinë dhe BE-në.

Sikurse ka patur dhe deklarime që i gjithë veriu i Kosovës të merren nën autoritetin e KFOR-it.

Kuptohet, që ai është kryeministri i Shqipërisë, me një rëndësi shumë të madhe dhe për këto deklarime, është në interesin e vetë kryeministrit që të vijë dhe të japë shpjegime.

Sepse nënteksti i Konferencave Ndërkombëtare ka të bëjë për të zgjidhur konflikte.

Rajoni është njohur me konferenca ndërkombëtare, për Dejtonin që mbylli luftën Bosnje-Serbi, Rambujen, që mbylli luftën mes Perëndimit dhe Serbisë.

Dhe çka dashur të thotë, të sqarojë qytetarët shqiptarë.

Po ashtu dhe me marrjen në kontroll të KFOR, që jep implikime që marrja e territorit do të thotë që gjithë institucionet vihen në kontrollin e KFOR, dhe vihet në dyshim ai territor.

Për të gjitha këto ftoj kryeministrin të japë shpjegime.”, tha Xhaferraj nga Komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat