“Përjashtimi i deputetëve të PD pa paralajmërim, qeveria do të shtypë të drejtat e opozitës”, Berisha: Rezoluta për Kosovën duhet të dënojë Serbinë

Shqipëria

“Përjashtimi i deputetëve të PD pa paralajmërim, qeveria do të shtypë të drejtat e opozitës”, Berisha: Rezoluta për Kosovën duhet të dënojë Serbinë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 14:58
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së deputetëve të PD.

Fillimisht Berisha tha se grupi i PD dënon me forcën më të madhe vendimin absurd, të pabazuar të përjashtimit të disa deputetëve nga Edi Rama.

“Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, tregon qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës. U diskutua gjerësisht kjo situatë. Opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës. U diskutua për propozimet për rezolutën ndaj Kosovës, një tekst shumë i mirë.

Deri tani të dhënat se maxhoranca nuk pajtohet me dënimin e Serbisë për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ku parlament mund të quhet parlament i Bjellorusisë. Ne kemi rezolutën tonë, kërkojmë të votohet rezoluta jonë. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së është në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës.

Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiçit, emri i të cilit nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama.
Megjithatë urojmë të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim për rezolutë të përbashkët. Për zhvillime të tjera do ju informojë Gazment Bardhi.
”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat