Basha shkarkoi Bardhin, anëtari i Kryesisë së PD: Nëse do të bashkohet, të bëjë kërkesë për rianëtarësim

Shqipëria

Basha shkarkoi Bardhin, anëtari i Kryesisë së PD: Nëse do të bashkohet, të bëjë kërkesë për rianëtarësim

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 18:46
Rezart Kthupi

Anëtari i Kryesisë së PD, Rezart Kthupi në një intervistë në “Special Report” foli për zhvillimet në Partinë Demokratike. I ndalur tek vendimi për shkarkimin e Gazment Bardhit, Kthupi tha se që nga 6 qershori ai nuk merr pjesë në strukturat e PD.

“Ne kemi bërë një ndarje, kur Kuvendi Kombëtar firmosi një rezolutë që bënte një ndarje të PD me çdo person të shpallur non-grata dhe me atë person që mbështet non-gratat. Zoti Bardhi dhe të gjithë ata që nuk janë anëtar të PD, për t’u riafruar duhet të bëjnë në kërkesë për rianëtarësim në PD. Bardhi nuk është shkarkuar si deputet, është përjashtuar si anëtar. Zoti Bardhi nuk është më anëtar i PD dhe si i tillë nuk mund të ketë më funksion në PD”, tha ai.

Teksa komentoi paketën e prezantuar për reformën zgjedhore, Kthupi u shpreh se të gjitha pikat e propozuara janë të realizueshme shumë më shpejt se 6 muaj.

“Reforma zgedhore është dakortësi politike, asnjë nga palët nuk mund ta kryejë e vetme, por është bashkërendim dhe bashkim vullnetesh. Nëse do të kemi vullnetin e palës tjetër që është PS, ajo reformë kalon. E vetmja pikë ku nuk negociojmë janë listat e hapura. Ne kërkojmë që listat e hapura të jenë domosdoshmërisht pjesë e zgjedhjeve të ardhshme”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat