Rama falënderon Kombëtaren e Shqipërisë, trajnerin dhe tifozët për rezultatin e arritur

Shqipëria

Rama falënderon Kombëtaren e Shqipërisë, trajnerin dhe tifozët për rezultatin e arritur

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 08:34
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka falënderuar Kombëtaren e Shqipërisë, trajnerin e saj si dhe tifozët për fitoren 3:0 ndaj Çekisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ndarë listën e grupit E, ku Shqipëria renditet e para.

“Mirëmëngjesi me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Edi Rama.

Ai ka  publikuar edhe tabelën ku Shqipëria renditet e para me 13 pikë.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat