Basha: Çdo shqiptar e ndjen në xhepin e tij, ekonomia e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë

Shqipëria

Basha: Çdo shqiptar e ndjen në xhepin e tij, ekonomia e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:30
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë paradites takoi dhe bisedoi me shumë qytetarë e sipërmarrës të vegjël të Kombinatit.

Sipas Bashës varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ku shumica e vendeve të punës në dispozicion, ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimumin jetik.

Kreu i PD drejtoi gishtin nga qeveria si përgjegjëse për këtë situatë.

“Shqipëria është ndër të vetmet vende në botë ku politikat e qeverise ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfrit me të varfër”, – tha Basha gjatë takimeve rastësore me banorët e Kombinatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat