“Sapo ndodhi një shpërthim”, gazetari shqiptar përjeton momente drithëruese gjatë raportimit nga qyteti afër Rripit të Gazës

Shqipëria

“Sapo ndodhi një shpërthim”, gazetari shqiptar përjeton momente drithëruese gjatë raportimit nga qyteti afër Rripit të Gazës

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Momente vërtetë drithëruese ka përjetuar ekipi i A2 CNN në Izrael, i cili ishte duke raportuar nga qyteti i Ashkelonit, shumë pranë Rripit të Gazës.

Teksa gazetari Julian Kasapi ishte lidhur me studion e A2 CNN, një breshëri e madhe raketash është hedhur nga Rripi i Gazës në drejtim të qytetit izraelit.

Menjëherë, është aktivizuar dhe sistemi mbrojtës anti-raketë “Iron Dome” dhe shpërthime kanë mbushur qiellin e natës, duke detyruar gazetarin Kasapi dhe kameramanin që e shoqëron Erald Veshi të ulen për t’u mbrojtur.

Një nga raketat e Hamasit, i shpëtoi mbrojtjes izraelite dhe ra në pallatin ngjitur me godinën nga ku raportonte ekipi i A2 CNN.

Menjëherë në zonë u ndërprenë dritat, teksa aroma e luftës hyri drejtpërdrejt në familjen e çdo qytetari, jo vetëm izraelit e palestinez, por edhe shqiptar këtë herë.

Ashkeloni është një nga qytetet izraelite shumë pranë Rripit të Gazës, ku raketat e Hamasit në ditët e fundit kanë qenë të pafundme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat