Aksident në Ishull Lezhë/ Shoferja përplaset me një mur, makina e saj përmbyset mes rrugës

Shqipëria

Aksident në Ishull Lezhë/ Shoferja përplaset me një mur, makina e saj përmbyset mes rrugës

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 08:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i frikshëm ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, në rrugën dytësore Lezhë-Rrile pranë Ishull-Lezhë.

Një automjet që drejtohej nga një grua u përplas me murin rrethues të një banese dhe me pas u përmbys.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit, mori lëndime te vogla, pa probleme për jetën.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për rreth 60 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat