Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me tajlandezen, arrestohet një 35-vjeçar në Bajram Curri

Shqipëria

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me tajlandezen, arrestohet një 35-vjeçar në Bajram Curri

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar është arrestuar në Bajram Curri për ngacmim seksual.

35-vjeçari R. D është denoncuar nga një shtetase tajlandeze, e cila supozon se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të në automjetin e tij.

Mbi 35-vjeçarin rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat