“Fredi Beleri ka të drejtën të betohet”- Mitsotakis: Do ta diskutoj me Ramën, shpresoj ta zgjidhim në mënyrë paqësore

Shqipëria

“Fredi Beleri ka të drejtën të betohet”- Mitsotakis: Do ta diskutoj me Ramën, shpresoj ta zgjidhim në mënyrë paqësore

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:37
Edi Rama dhe Kiriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis bëri të qartë për mediat shqiptare se kërkon betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Ndërsa merrte pjesë në punimet e Samitit të Berlinit, Mitsotaksi tha se “Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë.”

Ai shtoi se do ta diskutojë këtë çështje me kryeministrin Rama dhe pret që ta zgjidhë në mënyrë miqësore.

“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat