Presidenti i KiE, Charles Michel: Shqipëria është një dritare për të ardhmen tonë europiane

Shqipëria

Presidenti i KiE, Charles Michel: Shqipëria është një dritare për të ardhmen tonë europiane

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 18:08
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e ka cilësuar mbresëlënë hapjen e Kolegjit Europian në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inagruimit, Michel u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen europiane të Bashkimit Europian.

“Zoti dhe zotërinj, shkëlqesi, është vërtet kënaqësi që jam këtu me ju sot, për të përuruar degën e Tiranës për Kolegjin e Europës. Kur ju Edit hodhët këtë ide, në dhjetor të vitit të shkuar, në samitin që bëmë këtu, në fakt mendova do duhet kohë që kjo gjë të bëhet realitet, por vetëm pas 9 mujash, ja ku jemi dhe është mbreslënëse. Dua të falenderoj të gjithëve që e keni bërë të gjithë këtë të mundur, juve Edi, Komisionin Evropian, Federicën. Zonja dhe zotërinj, momenti në të cilin bëhet ky inagurim është vërtet simbolik, në vitin 1992 u krijua dega e natolinit në Poloni për Kolegjin e Europës. Dhe ashtu, këto vende, pas rënies së perdes së hekurt, vendet filluan të bëehshin gati për anëtarësimin e tyre në BE dhe tashmë, kemi një derë tjetër të Kolegjit të Evropës, në një moment kur Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përpiqen dhe bëhen gati për të ardhmen tyre në BE.

Shqipëria është në fakt një dritare për të ardhmen tonë europiane, për të gjitha ato gjëra të mrekullueshme që do të ndodhin për Shqipërinë, për rajonin dhe për kontinentin europian. Ky kampus do t’ju ndihmojë për t’iu përgatitur për Europën, e sjell rajonin më pranë Europës dhe Europën më pranë rajoni”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat