Aksion në Sarandë, policia mësyn për kontroll në banesat e disa zyrtarëve të administratës, disa të arrestuar

Shqipëria

Aksion në Sarandë, policia mësyn për kontroll në banesat e disa zyrtarëve të administratës, disa të arrestuar

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 21:07
Policia

Një operacion është  duke u zhvilluar në orët e pasdites së kësaj të hëne në Sarandë.

Gazetarja Shpresa Dine bën me dije për BalkanWeb se operacioni po zhvillohet për ekzekutimin e disa urdhër  arresteve ndaj zyrtareve të administratës.

Raportohet se janë arrestuar disa persona.

Policia po kryen veç arresteve, edhe kontrollin e banesave të zyrtarëve. Nuk dihet ende se kush i ka lëshuar urdhrat e arresteve SPAK apo Prokuroria Sarandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat