Mesazhi i koduar që Rama i dha me pikturën misterioze liderëve të BE-së

Shqipëria

Mesazhi i koduar që Rama i dha me pikturën misterioze liderëve të BE-së

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 00:19
Piktura e Ramës

Shpalosja e kryeveprës së piktorit italian të shekullit të 17, Domeniko Çelini ishte pjesë e performancës së samitit të procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë.

Rrëmbimi i Europës” quhet piktura e njohur në të gjithë botën, miti i të cilës tregon se Zeusi e transformojë veten në një dem për të marrë Europën nga Roma matanë detit.

Analisti Ervis Iljazaj tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se kjo pikturë, që është vetë origjina e Evropës, është një pikturë që gjendet në Shqipëri dhe përmes saj kryeministri Rama ka dashur të tregojë se Shqipëria është pjesë e origjinës së Evropës.

“Këto samite janë të mërzitshme dhe monotone, ndaj Rama ka menduar t’u japë pak ngjyra këtij samiti dhe të marrë vëmendjen e mediave të Evropës. Ai merret vetë me të gjitha detajet, ai merret më shumë me këto se me projektet. Ai ka dashur t’u tregojë liderëve që Shqipëria është një vend i vogël ku jetojnë njerëz, që kanë ardhur nga ferri, kanë përjetuar komunizmin dhe ai ka dashur të thotë na vlerësoni për çfarë kemi arritur deri tani”, tha Iljazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat