Macron: Vizita ime në Tiranë, konfirmim i një riangazhimi të Francës në rajon

Shqipëria

Macron: Vizita ime në Tiranë, konfirmim i një riangazhimi të Francës në rajon

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 11:46
Emmanuel Macron

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot se ka qenë gabim që asnjë president francez nuk e ka vizituar Shqipërinë deri më sot dhe se kjo vizitë zyrtare është një formë riparimi i gabimit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, Macron u shpreh se, i lumtur që ndodhet në Shqipëri për këtë vizitë zyrtare.

“Jam i lumtur që jam krah jush sot në një moment kaq të vështirë për Evropën tonë që i është nënshtruar rrëshqitjes së botës, rikthimit të luftës në territorin e saj me atë që po përjeton Ukraina për më tepër se 1 vit e gjysmë, me rikthimin e luftës në Kaukaz dhe fatkeqësisht rikthimin e terrorizimit në vendin tonë. Dhe këtu dua të përmend miqtë tanë belgë dhe suedezë, sepse ju thashë dje Brukseli u sulmua mbrëmë dhe 2 shtetas suedezë u prekën nga ky sulm terrorist. Pra, po mendoj tani për ta miqtë tanë belgë dhe suedezë në këtë moment”, u shpreh Macron.

“Po thoja që të jem në krahun tuaj sot do të thotë që shënoj një formë riangazhimi të Francës në vendin tuaj dhe në rajon, sepse ishte një gabim i thellë që prej vitit 1912 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike nuk kishte ardhur President i Republikës franceze, jo vetëm që t’ju vizitonte, por që të bënit një copë rrugë bashkë. Pra ishte momenti për ta bërë”, u shpreh Macron.

Pra, theksoi ai, “kjo vizitë zyrtare ishte një formë riparimi, një formë rregullimi i gabimit nëse mund ta shpreh. Gjithsesi është një formë riangazhimi dhe rishpikje e marrëdhënies tonë”, nënvizoi ai.

Por, theksoi Macron, “nuk dua të shoh nga e kaluara, por nga e ardhmja. Delegacioni që më shoqëron tregon për vullnetin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat