Firmosen katër marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe franceze në Kryeministri, çfarë u nënshkrua

Shqipëria

Firmosen katër marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe franceze në Kryeministri, çfarë u nënshkrua

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 12:20
Foto nga vendi i ngarjes

 

Kryeministri Edi Rama ka mikpritur në zyrën e tij, presidentin franez, Emmanuel Macron, ku gjatë takimit u firmosën katër marrëveshje mes dy qeverive.

Marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të vizitës së parë të kreut të shtetit francez, Macron dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Marrëveshjet e firmosuara:

-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës, – nënshkruar nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Deleguar i Tregtisë së Jashtme, Atraksionit dhe Diasporës së Republikës Franceze z. Olivier Becht.

-Memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) – nënshkruar nga  Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe Drejtor për Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Cyrille Bellier.

–Marrëveshja e bashkëpunimit  ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara tëRepublikës Franceze, – nënshkruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Presidenti për Qendrën Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara Dominique Boutonnat.

-Deklarata e qëllimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të përtej Detit të Republikës Franceze, në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike – nënshkruar nga Ministri i Brendshem i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla dhe Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri Catherine Suard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat