Vila 31 e ish-diktatorit, Enver Hoxha shndërrohet në një rezidencë artistësh, firmoset marrëveshja me fondacionin francez

Shqipëria

Vila 31 e ish-diktatorit, Enver Hoxha shndërrohet në një rezidencë artistësh, firmoset marrëveshja me fondacionin francez

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Vila 31 e ish-diktatorit Enver Hoxha është shndërruar në një rezidencë artistësh.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti firmosi marrëveshjen me fondacionin francez “Art Explora”.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama.

‘Nuk arrinim ta largonim dikur fantazmë në hije. Ishin momente aktivitetesh, fantazma ishte atje dhe mund ta përdorin këtë shtëpi dhe mund të bëjnë të mundur një tip hakmarrjeje. Nuk po fshijmë të kaluarën, po e shndërrojmë në burim energjish për ta nxjerrë më mirë në pah lirinë e shprehjes, për ta konsideruar me më shumë respekt e admirim faktin e të jetuarit në një hapësirë lirie.’- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat